Përmirësohet situata në verilindje, të bllokuara rrugët rrurale

schedule10:08 - 6 Janar, 2019

schedule 10:08 - 6 Janar, 2019

Në verilindje të vendit situata është drejt përmirësimit. Përjashtuar disa rrugëve rurale në Grykëcaje, Arren e Kalis, në akset e tjera ka vijuar qarkullimi i mjeteve. Mjetet e bashkisë kanë punuar në Shishtavec e Zapod për hapjen e rrugëve.

Pamjet magjepsëse të borës në Kukës duket se po i shijojnë vetëm kafshët. Një gomar i lidhur para shtëpise së zotit. Kurse qeni në pritje për t’i prirë tufës së deleve. Jashtë ka shumë pak banorë në këto ditë të ftohta.

Në verilindje të vendit situata është duke u përmirësuar. Vetëm disa rrugë rurale në Grykëcaje, Arren e Kalis ka bllokime. Në segmente te tjera  qarkullimi i mjeteve vazhdon. Mjetet e bashkisë punojnë në Shishtavec dhe në Zapod.

Energjia elektrike nuk ka munguar. Edhe furnizimi me ujë të pijshëm është realizuar normalisht. Problematike mbeten vlerat në minus. Ka ngrica në rrugë dhe drejtuesit e mjeteve janë porositur të përdorin zinxhirë. /abcnews.al