Përmirësohet situata, Manastirliu: Vendosëm të mbyllim pavijonet Covid në rrethe

schedule14:54 - 25 Maj, 2021

schedule 14:54 - 25 Maj, 2021

Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve Covid në spitalet Rajonale. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu teksa e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla u kthye në spitalin e Elbasanit, nga ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm.

Sipas Manastirliut prej 2 javësh situata në vend është e qëndrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor postCovid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

“Rikthehemi për të mbyllur pavijonin Covid në këtë spital, pas një vlerësimi në dinamikë të të gjithë situatës pandemike në vend. ne kemi vendosur mbylljen e reparteve Covid në spitalet rajonale. E kemi marrë këtë vendim duke u bazuar në këta indikatorë. Numri i pacientëve në spitale është ulur,” deklaroi ministrja.

Ulja e rasteve pozitive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave, që do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Përsa i peërket lëvizjes të qytetareve për pushime jashtë vend, ministria u përgjigj se akoma nuk ka një vendin nga vendet europiane. Janë tre variante, pajisja me pasaporta vaksinimi, bërja e një tamponi, dhe dokumentacionin që kë kaluar Covidin.

“Brenda dy ditëve të ardhshme do të kemi një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët janë duke shqyrtuar masat. Ashtu sikurse kemi bërë përgjatë këtyre muajve janë 15 muaj në të cilët puna nuk është ndalur për asnjë moment. Sot jemi në një situatë shumë të kontrolluar. Jemi në momentin për të riparë masat aktuale. Komiteti është duke i rivlerësuar, në kuadër të lehtësimit. Do të jetë gjithmonë një rihapje e kontrolluar,” tha ministrja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!