Përmirësohet moti, disa fshatra ende të izoluar nga bora

schedule11:28 - 5 Mars, 2018

schedule 11:28 - 5 Mars, 2018

Në pjesën më të madhe të territorit të vendit situata e motit është përmirësuar dhe temperaturat po rriten pas ditëve të acarta të javës së kaluar, në disa zona të thella në veri dhe verilindje ka ende disa fshatra të izoluara nga bora. Në Qarkun Shkodër, 4 akse rrugore rurale janë të bllokuara nga bora konkretisht Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë. Në Rrugën Tamarë-Vermosh automjetet mund të kalojnë vetëm me zinxhirë.

Ndërsa në njësitë administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë, ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Në qarkun Kukës, aksi rrugor rural për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon të jetë i bllokuar. Në Njësinë Administrative Lekbibaj janë 4 fshatra të bllokuar nga dëbora. Kurse në njësitë administrative Tropojë e Vjetër mungon energjia elektrike. Ndersa ne qarkun e Dibres aktualisht janë të bllokuara nga reshjet e dëborës 30 familje në Njësinë Administrative Xibër dhe në disa fshatra të bashkisë Bulqizë. Edhe aksi rrugor Xibër-Tiranë është i bllokuar nga reshjet e dëborës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!