Përmirësohet besimi në ekonomi/ BSH: Në gusht bizneset kanë pritshmëri me optimiste për biznesin e tyre

schedule14:22 - 2 Shtator, 2024

schedule 14:22 - 2 Shtator, 2024

Bizneset por edhe qytetarët e vlerësojnë në përmirësim situatën ekonomike dhe financiare në vend. Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesin ndjesisë ekonomike i cili rezulton se është  rritur me 1% gjatë muajit gusht. Ky përmirësim erdhi kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e  tregtisë, industrisë dhe të ndërtimit. Po ashtu në nj masë më të vogël ndikoi edhe rritja e besimit konsumator. Treguesi i besimit në tregti u zgjerua me rreth 6 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet pozitive mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin. Bizneset që operojnë në këtë sektor presin më shumë fitime  në ët ardhmen. Më pas renditet se sektori i industrisë që ka pasur një rritje me 3.4%.rritja e vlerësimeve në këtë sektor u ndikua kryesisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e porosive të reja dhe për prodhimin industrial aktual. Edhe sektorii ndërtimit u rrit me 2% gjatë muajit gusht e lidhur kjo me aktivitetin aktual ndërtues.

Ndërsa sektori shërbimeve rezulton pesimist në vlerësimet për aktivitetin e tyre duke pësuar një rënie me 5%.

Edhe konsumatorët kanë pritshmëri më optimiste e përcaktuar kjo kryesisht nga pritjet më  optimiste për situatën financiare dhe situatën ekonomike në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!