OSHEE e Përmetit kthehet në vatër koronavirusi, punonjësja infekton djalin dhe babain

schedule16:16 - 9 Korrik, 2020

schedule 16:16 - 9 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se janë konfirmuar pozitiv për koronavirus 3 rastet të reja në qytetin e  Përmetit.

Mësohet se ata janë djali dhe babai i arkëtares së OSHEE, e konfirmuar për covid-19 tre ditë më parë.

Ndërkohë është konfirmuar pozitiv për virusin e ri edhe një tjetër arkëtare punonjëse e OSHEE së këtij qyteti.

Ditën e sotme u konfirmuan 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve.

Deri më tani në vendin tonë  83 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa 3188 janë të infektuar. /abcnews.al