Deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti ka denoncuar një skandal të qeverisë shqiptare në shkollën e parë shqipe në Korçë.
Përmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Shqipëria është i vetmi vend ku gjerat me vlerë i heqin dhe i kthejnë në favore personale për të përfituar tendera.
Ndër të tjera në postimin e tij deputeti shkruan se shkolla e parë shqipe, e cila ishte një aset për kombin në të ardhmen do të kthehet në një bar kafe, duke theksuar se asgjë antike nuk ka ngelur në këtë godinë.
Postimi i plotë:
T’i heqësh shkronjat një shkolle!
(Sepse ju nuk e doni Korçën, ju doni thjesht te bëni një tender për Korcën.)
Vetëm në kete vend cudirash ndodh qe, nje godine muze e shkolles se pare shqipe ne vitin 1887 te shnderrohet si nje bar/kafe internet i viteve 2040. Po po i viteve 2040 sepse tavolinat e mesimit, pjese e pandare e muzet, jane zevendesuar nga banka moderne shkollash te cilat nuk i gjen as sot, ne asnje shkolle te Shqiperise, e jo me ti gjeje ne vitin 1887. Tek ai muze sot gjen ulese te mbuluara me lekure dhe transformime te tjera te turpshme te cilat, ja fshijne historine nje prej ikonave te historise se ketij qyteti. Sepse ju nuk e doni qytetin, ju doni thjesht te beni nje tender per qytetin. Juve ju duken budallenj francezet, austriaket, hungarezet etj qe ruajne me fanatizem cdo muze duke mos i zevendesuar mobiljet disa qindra vjecare me mobileri futuriste dhe teknologji 3D. Ata qenkan te cmendur, ndersa ju qenkeni normale!
Ndersa kush eshte marre direkt me projektin meriton ndjekje penale per tradhti kombetare. Ate qe nuk munden dot ta benin turqit e bete ju, i hoqet shkronjat shqipe shkolles se pare shqipe ne Shqiperi. Jo vetem nje turp per histori dhe simboliken por nje veper penale e kryer vetem e vetem per te siguruar nje tender me shume.
Ajo godine kishte padiskutim nevoje per restaurim por ju nuk erdhet sot nga hena. Ketu ishit, prej 2007 ne bashki dhe prej 2013 ne bashki dhe qeveri. E kishit restauruar pa i prekur thelbin, ndersa per fat te keq ju sot i keni fshire historine, per nje tender me shume./abcnews.al