Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet/ Rama, deputetëve të PS: Qëndroni pranë njerëzve

schedule08:50 - 9 Janar, 2026

schedule 08:50 - 9 Janar, 2026

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile kërkoi nga deputetët e Partisë Socialiste të zbresin në terren dhe të qëndrojnë pranë njerëzve, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje.

Ai theksoi se njerëzit kanë nevojë për solidaritet dhe bashkim forcash dhe jo për propagandë dhe shpifje, që sipas tij, ka zgjedhur të bëjë opozita.

“Dua t’ju them të gjithë deputetëve të shumicës qeverisës të pranishëm në këtë mbledhje për mes zoom, që të jenë të angazhuar edhe sot, nesër, edhe pasi moment i vështirë të jetë kapërcyer pranë njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”, tha  Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!