Pas vizitës në fshatin Obot si edhe në Gjadër, kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër situatën në Vaun e Dejës.
Sipas kryeministrit nuk është ndalur puna dhe se situata e kaskadës është mirë menaxhaur.
Gjithashtu teksa ka publikuar videon në rrjetin social “Facebook” Rama ka reaguar me kritika ndaj liderit të opozitës, ndërsa shkruan: “Keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyror”.
/abcnews.al/