Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet/ Policia: Gruaja e zhdukur në Devoll, dyshohet u mor nga rrjedha e ujit. Evakuohet 100-vjeçarja në Dimal

schedule19:34 - 21 Nëntor, 2025

schedule 19:34 - 21 Nëntor, 2025

Moti i keq ka vijuar në të gjithë territorin. Edhe këtë të premte shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëherë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, duke evakuuar 5 shtetas, ndërmjet tyre një të moshuar 100-vjeçe nga fshati Çiflik.

Gjithashtu shërbimet e Policisë në Devoll iu shkuan në ndihmë banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje.

Prej mëngjesit, shërbimet policore të Devollit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçareje nga fshati Progër, që është larguar nga banesa dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit.

Ndërkohë, në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

Gjithashtu, specialistët e Policisë në zona janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave dhe administratorët e njësive administrative, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në rast nevoje.

Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi, duke iu përgjigjur në kohë reale çdo telefonate të ardhur nga banorët në zona të ndryshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!