Përmbytjet/ Pastrohen kanalet në Lezhë, drejtori i Bordit të Kullimit: Prioritet i gjithë rrjeti kullues

schedule11:40 - 18 Tetor, 2023

schedule 11:40 - 18 Tetor, 2023

Autoritetet në Lezhë kanë nisur pastrimin e kanaleve për t’i paraprirë rrezikut nga përmbytjet. Gazetari Gjergji Figuri tha për “ABCNews” se po punohet kryesisht me kanale të ujërave të larta, pasi ky ka qenë edhe problemi kryesor që ka pasur Lezha me përmbytjet. Puna është fokusuar kryesisht në zonat e rrezikuara, për të vij më tej në të gjithë hapësirën.

Nga ana e tij drejtori i Bordit të Kulimit të rajonit të Veriut, Nikolin Prendi, tha se po punohet për të vënë në funskion të gjithë rrjetin kullues për të përballuar çdo situatë që mund të jetë rrezik për zonën.

“Është punuar në të gjithë territorin, fokusi janë kryesisht kanalet e ujërave të larta”, tha ndër të tjera ai. /abcnews.al/