Përmbytjet nga lumi Vjosa, Rama publikon pamjet: Ekipet mjekësore janë në terren

schedule16:39 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 16:39 - 12 Dhjetor, 2021

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka sjellë përmbytje të shumta në zonat përreth.

Lidhur me situatën e rëndë të krijuar, ka pasur edhe një reagim nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka postuar disa video ku ambulanca u vjen në ndihmë disa personave.

Sipas Ramës ekipet mjekësore do jenë në çdo kohë në gatishmëri.

“Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, duke garantuar shërbimin mjekësor që i nevojitet banorëve të prekur nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të #Vjosës. Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore. #ShëndetësiaNëGatishmëri” shkruan Rama. /abcnews.al/