Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet në vend/ “Kemi prurje të kontrolluara, kuoatat të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit, funksional

schedule09:00 - 9 Janar, 2026

schedule 09:00 - 9 Janar, 2026

Mblidhen Emergjencat Civile. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se situata e energjisë elektrike është përmirësuar në disa nga zonat e prekura.

Gjithashtu Balluku tha se autoritetet janë angazhuar për të menaxhuar situatën, ndërsa nënvizoi se aeroporti i Rinasit ka qenë funksional, po ashtu edhe Porti i Durrësit.

“Kemi prurje të kontrolluara. Janë në punë të gjitha agregatet. FA, Aviacioni Civil kanë njoftuar se do ketë reshje edhe sot. Dhe gjatë mesnatës sot presim agravim të reshjeve por kuoatat na lejojnë që të menaxhojmë të gjithë situatën. Angazhim edhe nga bashkitë për të ndihmuar. Fakti që kemi pasur shumë zjarre dhe ka mungesë bimësie që gjithë zonën e jugut ka qenë më e vështirë, por gjithsesi puna ka vazhduar. Theksojmë  se në zonat ku ka prezencë ngrice dhe bore drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore. Aeroporti i Rinasit është funksional, kemi pasur vetëm disa devijime për shkak të stuhisë, ndërsa me reshje e shiut situata është e menaxhuar. Porti i Durrësit funksional, sot në Ultësirën perëndimore presim rritje të shpejtësisë së erës çka do ta bëjë të vështire lundrimin”, u shpreh Balluku.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!