Përmbytjet në Shkodër, debate mes Ademit dhe Premçit

schedule22:44 - 8 Mars, 2018

schedule 22:44 - 8 Mars, 2018

Situata me përmbytjet në Bashkinë e Shkodrës nuk kaloi pa debate në mbledhjen e shtabit të Emergjencave Civile. Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës për territoret në njësinë administrative Ana e Malit dhe në Dajç.

Por kërkesa e saj është kundërshtuar nga kreu i shtabit te Emergjencave Civile, Shemsi Premçi. Ky i fundit e akuzoi Bashkinë Shkoder se ka mungesë planifikimi për fondet për emergjencat.

Tashmë çdo gjë varet nga Këshilli i Ministrave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!