Reshjet janë ndërprerë, por situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës duket se është e njëjtë. Bashkia në njoftimin për mediat raporton se sipërfaqja totale e përmbytur është mbi 5003 Ha.
Mbi 500 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Deri tani 76 persona jane evakuuar dhe akomoduar në konvikte. Bashkia insiston në kërkesën për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Shkodrës, pasi sipas tyre situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në zonat e përmbytura ka një përmirësim të situatës dhe një rënie të nivelit te ujit. Ministria i kërkon Bashkisë së Shkodrës që të bashkëpunojnë për shpërndarjen e ndihmave tek banorët e rrethuar nga uji./abcnews.al