Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në Greqi ku si pasojë kanë humbur jetën disa persona dhe mijëra të tjerë kanë ngelur pa banesa.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se keqardhje për çdo jetë të humbur në vendin fqinj si paojë e përmbytjeve.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura që të kontaktojnë me ambasadën shqiptare në Athinë.
“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore?
Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë??, në numrin e aktivizuar të telefonit ? ???, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë?
?Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë?? përmes numrit të emergjencës ? ????-??????????, në dispozicion të qytetarëve ??/? dhe në adresën e email-it ? [email protected]”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al