Për shkak se është fshati ku banesat janë ndërtuar pa planifikim dhe sistemi i ujrave ka vite që është dëmtuar, përmbytjet këtu kanë bërë dëme të mëdha. Banorët thonë se mbase kjo ishte ngjarje që u tregon atyre se duhet të largohen.
Uji në këto anë shkoi deri në dy metra. Shtëpi u përmbytën dhe shumë bagëti ngordhën. Për fat nuk pati dëmë në jetë njerëzish.
Në Murqinë teë Fushë Krujës nuk është hera e parë që përmbytjet marrin para çdo gjë. Shumë ndërtime janë ngritur pa panifikim dhe sistemi i kullimit është dëmtuar me kohë.
Përmbytja më e fundit ishte nga ato që u tregoi banorëve të Murqinit të largohen prej aty. Shtëpitë janë kthyer të pabanueshme.
Banorët e këtueshëm mund të ishin mbytur nëse ekipet e shpëtimit të Emergjencave Civile dhe ato të Ushtrisë nuk do ishin në gadishmëri. Operacionet e tyre dolën me sukses dhe nuk pati asnjë jetë njeriu të dëmtuar./abcnews.al
https://youtu.be/g6tlUuq2brU