Përmbytjet në Fier/Fermerët në prag katastrofe

schedule11:50 - 16 Shkurt, 2018

schedule 11:50 - 16 Shkurt, 2018

Fermerët e Fierit thonë se kanë falimentuar për shkak të përmbytjeve të herëpas hershme. Më të goditur janë fshataret në Povelcë e Darzezë, por edhe në Frakull.

Burimi i vetëm i jetesës po i rrënohet para syve.

Ky është Bajram Kumaraku nga fshati Povelcë i Fierit. Tokat janë nën ujë, rezervat ushqimore i mori Vjosa dy muaj më parë, borxh nuk i japin më. Ndihmat edhe nëse mbërrijnë janë të pamjaftueshme.

Tri  javë u desh që të largohej uji nga përmbytja e parë dhe pritet që po kaq të duhet për përmbytjen e fundit. Bilanci është mijëra ha tokë nën ujë përgjatë gjithë dimrit duke goditur rëndë ekonomitë fermerë

Duke qenë zonë bregdetare tokat këtu nuk japin rendiment në kultura të tjera duke i kufizuar banorët vetëm në zhvlillimin e blektorisë.

Reshjet e ditëve të fundit e përkeqësuan situatën në zonat e përmbytura. Në darëzezë dhe povelcë uji pritet të largohet pas dy javësh ndërkohë që ndihmat në bazë ushimore për gjënë e gjallë janë të pamjaftueshme. Në fshatrat e Levanit dhe Frakullës ka nisur verifikimi i dëmeve. Megjithatë nuk ka asnjë premtim për zhdëmtim nga shteti. Vjosa përmbyti 4000 ha tokë dhe 150 shtëpi në 5 fshatra të Fierit dhe Mallakastrës. Kjo ishte përmbytja e dytë brenda 2 muajve./abcnews.al

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci