Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë Evropën Perëndimore, ku deri më tani kanë humbur jetën 93 persona në Gjermani dhe janë shpallur të zhdukur mbi 1300 të tjerë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
LEXO EDHE: Situatë kaotike nga përmbytjet në Evropën Perëndimore, qindra të zhdukur në Gjermani
Deri më tani, bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga situate e motit të keq.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Deri më tani , bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga situate e motit të keq.
Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:
Ambasada e RSH-së në Berlin: +49 174 8619587
Ambasada e RSH-së në Belgjikë: + 0032485401237
Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159
Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41774099729”, thuhet në njoftimin e ministrisë.e.su./abcnews.al