Nga Aldo Kozarja
Ndodhemi në afri të njërës nga hyrjet për në qytetin e Elbasanit. Në afërsi të urës së Shkumbinit aty ku kalon shtrati i lumit Shkumbin. Situata në këtë lagje të banuar nga qindra familje është alarmante sa herë ka reshje. Gjatë gjithë shtratit të lumit në këtë zonë nuk ka asnjë argjinaturë mbrojtëse.
Për pasojë mbi 100 hektar tokë bujqësore dhe banesa sa herë bie shi përmbyten. Banorët e lagjes Shënkoll thonë se ka mbi 30 vjet që nuk janë vendosur prita.
“Duhet ndërhyrje se ne nuk i bëjmë dot me forcat tona, duhen argjinatura nga shteti. Vende-vende është e rrezikshme na ka gërryer tokën, na ka marrë tokë. Na ka marrë 100 a 200.”
Disa ndërhyrje i kanë bërë vetë.
“Po e mbajmë vetë me sa mundësi kemi, kemi hedhur beton, blloqe.”
Në këtë lagje hidhen pa kriter nga biznes dhe mbeturina.
Hasim një problematikë të trashëguar ndër vite hedhjen e mbeturinave duket se politikanët lokalë dhe qendror kanë harruar të mbërrijnë në këtë zonë me një numër të madh banorësh që kanë nevojë për shërbime.
“Komplet kanalet pa pastru plehra gjithandej .Të pastrohen kanalet taksat po i paguajmë.”
Disa metra më tej, po me të njëjtën problematikë përballen dhe banorët e fshatit Bugjes. Kërkojnë të bëhen sa më parë prita.“T’i vihen prita Shkumbinit.”
Në më shumë se 30 vjet vetëm në fshatin Shushicë është investuar.
Ministria e Bujqësisë dhe Bordit të kullimit në Qarkun e Elbasanit kanë kryer së fundmi investime. Sic shihet nga pamjet ndërhyrja përgjatë argjinaturës ka sjellë devijim të shtatit të lumit Shkumbin për këtë zonë të banuar të Bashkisë Cërrik. Cilësia dhe efikasiteti I këtyre investimeve ka shpëtuar nga përmbytjet një zonë që ka më shumë se 2500 banorë.
Burime pranë Bordit të Kullimit të Elbasanit thanë për abc se së shpejti do nisë puna për vendosjen e pritave në pjesën e lumit pranë fshatit Muriqan. Gjithashtu është hartuar projekti për ndërhyje tek ura e Shkumbinit tek lagjja Shënkoll. Këtu puna do të nisë kur të alokohen paratë.
/abcnews.al/