Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 
1

Përmbytjet, emergjencat në terren/ Ministri Vengu për “ABC News”: Angazhim në zonat e banuara. Dëmshpërblim sipas vlerësimit të dëmeve

schedule13:20 - 7 Janar, 2026

schedule 13:20 - 7 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një intervistë për “ABC News”, foli për situatën e përmbytjeve në vend.

Vengu u shpreh se të gjitha ekipet janë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë banorëve, si edhe për të bërë pastrimin e zonave të bllokuara.

“Që prej 48 orësh, kemi vepruar në tre drejtime. Angazhim maksimal pranë zonave të banuara,atë kemi si përparësi, jetët e njerëzve dhe pronat e tyre. Së dyti, infrastruktura kritike dhe një tjetër çështje është rehabilitimi i zonave të prekura si në Durrës, Gjirokastër, por edhe në zona si Delvina, Kukësi, ku kemi patur disa rrëshqitje masivesh, inerte dhe dëmtime në infrastrukturë rrugore. Në momentet që flasim, gjendem në Durrës, kemi një angazhim maksimal edhe të FA dhe strukturave të emergjencave civile vendore.



Kemi bërë evakuimin e 305 banorëve nga zona e Kënetës dhe Shkozetit, që janë akomoduar në Kovaleshencën e Ministrisë së Mbrojtjes, ku janë strehuar dhe do qëndrojnë deri sa të mundësojmë rikthimin e tyre në banesë. Kemi më shumë se 800 banesa të prekura. Mjete të drejtorive të kullimit kanë ardhur në përforcim në Durrës për të ndihmuar në pastrimin e kanaleve kulluese”, tha ai.

Më tej Vengu u shpreh se Kaskada e Drinit është pa probleme dhe se situata është nën monitorim.

“Edhe në Gjirokastër të gjitha forcat e bashkisë janë të angazhuar në zonat ku janë raportuar dëme. Gjithashtu do të vijojë monitorimi i situatë dhe do të mundësojmë dëmshpërblimet sipas vlerësimit të dëmeve, kjo patjetër që do të jetë”, tha ai./abcnews.al

6

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

7