Përmbytje vdekjeprurëse në Kinë, 29 të vdekur dhe 16 të zhdukur në Hebei

schedule08:40 - 11 Gusht, 2023

schedule 08:40 - 11 Gusht, 2023

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në provincën Hebei të Kinës veriore është rritur në të paktën 29, raportojnë mediat shtetërore, pas reshjeve rekord në rajon gjatë javëve të fundit.

Të paktën 33 persona, përfshirë dy ekuipazhe kërkimi dhe shpëtimi, kanë vdekur si pasojë e një stuhie të fortë dhe përmbytjeve në Pekin në fund të muajit të kaluar, thanë autoritetet këtë javë.

Të paktën 14 persona të tjerë humbën jetën në provincën Jilin (në verilindje), pas shirave të rrëmbyeshëm të javës së kaluar. Miliona njerëz ndërkombëtarisht janë prekur javët e fundit nga ngjarjet ekstreme të motit ose valët e të nxehtit.

Ngjarjet që, theksojnë shkencëtarët, janë përkeqësuar si pasojë e ndryshimevr klimatike.

/abcnews.al