Përmbytje të mëdha janë regjistruar në Turqi për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe shkrirjes së dëborës në male. Mediat kryesore bëjnë me dije se autoritetet janë të shqetësuar për një zonë të caktuar në provincën Bartin, që gjendet në very të vendit. Prej më shumë se 24 orësh nuk është vendosur asnjë lloj kontakti me rreth 300 banorë të disa fshatrave në këtë zonë. Lartësia e ujit të vërshuar në provincë arrin në mbi 1.5 metër, saqë duken vetëm çatitë e banesave. Madje një zyrtar lokal bën me dije se vërshimet kanë rënë në kontakt edhe me kabllo që përçojnë energji elektrike në zonë. Gjithashtu kryeplaku i një fshati jep alarmin se rreth 300 banorët në fjalë mund të kenë humbur jetën pasi kanë më shumë se 24 orë pa energji elektrike, ushqim dhe po qëndrojnë nën ujë. Ekipet e shpëtimit gjenden në zonë, por nuk kanë mjete të nevojshme për të ndërhyrë. /abcnews.al
Përmbytje të mëdha në Turqi
schedule14:49 - 5 Mars, 2018
schedule 14:49 - 5 Mars, 2018