Përmbytje në Indi, humbin jetëm 50 persona

schedule17:02 - 15 Korrik, 2020

schedule 17:02 - 15 Korrik, 2020

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve në shtetin verior-lindor të Asamit, në Indi, thonë zyrtarët.

Përmbytjet kanë prekur 2 milion banorë. Ndërsa një video e një ministri që shëtit në ujëra me baltë për të shpëtuar njerëzit ka nxjerrë në pah gjendjen e rëndë të atyre që janë goditur nga përmbytjet.

Shiu i dendur ka zhytur mijëra fshatra. Qindra kampe janë ngritur për të strehuar ata të zhvendosur.

Ministri, Mrinal Saikal, shihet në pamjet duke ndihmuar dy fëmijë dhe një grua jashtë shtëpisë së tyre të përmbytur dhe një varkë. “Përmbytja po krijon shkatërrim në zonën time elektorale,” shkroi ai në Twitter.