Përmbytje në Fier dhe Vlorë, Rama: Në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje

schedule14:12 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 14:12 - 12 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe të borës që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur që në profilin e tij në Facebook të shpërndajë video nga terreni ku ka qenë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

Fieri dhe Vlora janë dhe dy qarqet që kanë paraqitur më shumë probleme sa i përket përmbytjeve.

“Në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në zonën e prekur nga dalja e Vjosës prej shtratit të saj, si pasojë e reshjeve intensive”, shkruan Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!