Situata problematike është paraqitur edhe në Kosovë, si pasojë e motit të keq. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të banesave në zona të ndryshme si edhe rrugë të bllokuara.
Ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuara, pas përmbytjes së shtëpive. Komuna e Malishevës gjithashtu është më e goditura, kryetari i Komunës tha se disa familje janë evakuuar.
Situata është paraqitur problematike edhe në Drenas e Rahovec.
Njoftohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV, është ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Drenasit, për arsye sigurie.
Uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik.
Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim të vazhdueshëm.
KEDS njofton se gjendja është jo e mirë edhe në Komunat e Malishevës dhe Rahovecit, për shkak të përmbytjeve, ku për arsye sigurie është bërë ndalja e furnizimit me energji elektrike deri në stabilizimin e situatës.


