Përmbytja në Anën e Malit, 750 ha nën ujë/Oboti drejt izolimit

schedule15:22 - 5 Mars, 2018

schedule 15:22 - 5 Mars, 2018

Rreth 750 ha tokë në njësinë administrative Ana e Malit në Shkodër janë përmbytur ditët e fundit. Në Obot, Oblik dhe disa fshatra të tjera banorët po izolohen nga uji, ndërsa në ndihmë u kanë shkuar edhe forcat e mjetet e ushtrisë. Banorët fajësojnë për këtë situatë shkarkimet nga Hidrocentralet.

Oboti po shkon drejt izolimit. Ky është i vetmi mjet që mund të bëjë transportin e banorëve. Makinat e vogla dalin të dëmtuara nga kjo rrugë. Më i arsyeshëm duket kalimi me karroca. Për fëmijët e shkollës u kujdesën forcat e Ushtrisë. Ato transportuan të vegjëlit kur dolën nga shkolla.

Për banorët kjo situatë është shkaktuar nga shkarkimet e hidrocentraleve, dhe pse zona është në ultësirë.

Aktualisht në Anën e Malit janë rreth 750 ha tokë në ujë. Nëse prurjet do të shtohen sipërfaqja e përmbytur do të rritet. Dëmet më të mëdha janë në Obot, Muriqan, Goricë dhe Oblikë.

Shkrirja e dëborës për shkak të rritjes së temperatuarave shoqëruar me reshje të shiut shtuan prurjet në kaskadën e Drinit. Këto faktore ndikuan që ultësira e Shkodrës të shënohet në zonat e përmbytura.

Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli

/abcnews.al