Përmbytet tregu i ri në Gjirokastër

schedule17:00 - 11 Janar, 2019

schedule 17:00 - 11 Janar, 2019

Reshjet në Gjirokastër nuk kanë shkaktuar probleme vetëm nëpër rrugë dhe në fshatra. Tregu i sapo ndërtuar në qytet është përmbytur. Reshjet e borës dhe të shiut kanë përfunduar brenda dhe kanë dëmtuar mallrat e tragtarëve.

Për ndërtimin e tij u hodhën 29 milionë lekë. Por pas gjashtë muajsh, çfarë bie jashtë hyn brenda. Janë pamjet e tregut industrial në Gjirokastër. 60 tregtarët me aktivitet të përditshëm aty e pritën me festë të madhe inaugurimin e tij.

“Që kur ka filluar tregu e kemi vënë në dukje që kjo do pikëjë. Kanë ardhur dhe nuk kanë vënë ujin në zjarr”.

Tani me nisjen e reshjeve gjithçka është ndryshe. Uji ka përfunduar brenda dhe malli është dëmtuar.

“Janë lagur. Siç e shikoni i kemi varur të tëra janë të lagura”.

“Shumë keq”.

Tregtarët paguajnë rregullisht 6 mijë lekë në muaj si taksë në Bashki. Ata kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi në kushte të tilla u duhet të grumbullojnë mallin dhe të pezullojnë aktivitetin./abcnews.al