Përmbytet sërish Italia/ Paralajmërohen banorët, mbyllen shkollat

schedule08:31 - 6 Qershor, 2023

schedule 08:31 - 6 Qershor, 2023

Pas përmbytjeve shkatërruese që goditën zonën e Emilia Romagna në Itali, moti i keq me shi dhe përmbytje është rikthyer në zonën Macerata.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Macerata dhe provinca e saj u goditën në orët e vona të pasdites nga reshjet e dendura të shiut që zgjatën gati tre orë, të cilat shkaktuan përmbytje të rrugëve, garazheve, bodrumeve por edhe rënie të pemëve.

Allagamenti a Sforzacosta

Situata ishte veçanërisht kritike në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku ka disa persona u evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave dhe u detyruan të ngjiten në ato më të larta, pasi rrugët dhe ambientet u përmbytën.

Bashkia e qytetit paralajmëroi banorët se për shkak të reshjeve jo normale në qytet, janë të bllokuara disa rrugë arteriale, ndërsa këshilloi që përdorimi i makinës dhe daljes nga shtëpia të jetë vetëm në rastet shumë të nevojshme.

Po ashtu u paralajmëruan banorët që të qëndrojnë në katet e sipërme të ndërtesave, ndërsa shkollat ​​e Villa Potenza dhe Sforzacosta do të mbyllen sot për të bërë kontrollet e duhura dhe për të bërë çdo rregullim.

/abcnews.al