Përmbysje dramatike e Dinamos me Korabin, Burreli e Lushnja bëjnë detyrën

schedule15:38 - 10 Prill, 2021

schedule 15:38 - 10 Prill, 2021

Burreli dhe Dinamo do të luftojnë deri në fund për t’u ngjitur në Superiore. Matjanët kanë bërë detyrën ditën e sotme, duke fituar në transfertë me skuadrën e Vorës me shifrat 0-3. Skuadra e Nikajt e zhbllokoi ndeshjen me Raboshtën në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën Kurbneshi me penallti ndëshkoi sërish skuadrën vendase, kurse japonezi Takashi mbylli të gjitha llogaritë. Në Peshkopi ndërkohë ndeshje ishte shumë emocionuese, me Korabin që u mposht nga Dinamo me përmbysje.

Ky duel përfundoi më rezultatin 1-2 dhe ishte Taulant Marku që shënoi i pari, por më pas Djidjiwa dhe Welber mposhtën dy herë portierin e dibranëve dhe i dhanë tre pikët Dinamos, që ngjitet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Burreli.

KATEGORIA E PARË – JAVA 20
E shtunë, më 10 prill, ora 13:30

GRUPI A (PLAY-OFF)
Korabi-Dinamo 1-2
Shënues:
Marku 58’ / Didjiwa 82’, Welber 89’
Vora-Burreli 0-3
Shënues:
Raboshta 42’, Kurbneshi (pen.) 78’, Takashi 83’

Gara për mbijetesë në grupin A vijon të jetë interesante, pasi Partizani B dhe Oriku kanë marrë pikët e plota. Vlonjatët iu falën Branicës në ndeshjen me Besëlidhjen, kurse Bërdufi dhe Zani i dhanë tre pikët skuadrës së Partizanit B në Shkodër kundër Veleçikut.

Më ndryshe situatë në grupin B, pasi Lushnja ka marrë tre pikët kundër Elbasanit të vendit të fundit. Fatet e kësaj ndeshjeje i vendosi sulmuesi me eksperiencë, Vilfor Hysaj, i cili shënoi në portën e verdhebluve që janë të rënë një kategori më poshtë. /abcnews.al

GRUPI A (PLAY-OUT)
Veleçiku-Partizani B 0-2
Shënues:
Bërdufi 33’, Zani 54’
Oriku-Besëlidhja 1-0
Shënues:
Branica 17’

GRUPI B (PLAY-OUT)
Elbasani-Lushnja 0-1
Shënues:
Hysa 74’