Përmbyset zetori në Lushnje, lëndohen gjyshi me nipin, mbesa në gjendje të rëndë

schedule16:16 - 16 Tetor, 2021

schedule 16:16 - 16 Tetor, 2021

Një zetor është përmbysur pasditen e sotme në një kanal në Çermë të Lushnjes. Burime bëjnë me dije për ABC se tre persona kanë mbetur të plagosur, konkretisht gjyshi bashkë me nipin 8-vjeç dhe mbesën 10-vjeçe.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është transportuar drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Në fshatin Çermë, Divjakë, në argjinaturën e lumit Shkumbin, në një tokë bujqësore, shtetasi Xh. A., 63 vjeç, duke drejtuar një motorrfrezë ka rënë dhe për pasojë ka marrë dëmtime vet drejtuesi i motorrfrezës, mbesa 10-vjeçare dhe nipi 8 vjeç, të cilët ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al