Teksa Levizja Vetëvendosje dhe LDK nuk po bien dakord për formimin e qeverisë së re, situata politike në Kosovë është përmbysur, në favor të partisë “Lidhja Demokratike e Kosovës”.
Mediat në Kosovë shkruajnë se partisë së Isa Mustafës pritet t’i bashkohen edhe tre deputetë.
Në këtë mënyrë, LDK-ja do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, me 31 deputetë.
Ndërsa, Lëvizja “Vetëvendosje”, do të dalë në vendin e dytë. Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e Albin Kurtit ka fituar 29 vende në legjislativ.
Por, Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua deputeti i Partisë Egjiptiane Elbert Krasniqi, duke e çuar në 30 numrin e deputetëve të kësaj partie./abcnews.al