Përmbyset në pak kohë situata e Cavanit, uruguajani kërkon largimin nga United në janar

schedule22:55 - 18 Shtator, 2021

schedule 22:55 - 18 Shtator, 2021

Edinson Cavani, aktualisht i dëmtuar me Manchester United, nuk i kupton plotësisht vendimet e klubit për sulmin. Ai ishte përshtatur mjaft mirë dhe gjithçka dukej se po shkonte perfekt. Gjatë merkatos që lam pas, klubi anglez riktheu në skuadër, Lingarg, gjithashtu nënshkroi me Jadon Sanchon dhe Cristiano Ronaldon. Përveç kësaj, 7-ta është dashur të shkëputet nga fanella e tij për t’ia dhënë portugezit.

Edhe pse nga mjedisi i tyre ata transmetojnë qetësi, TodoFichajes ka informacione eksluzive që konfirmon se planet e uruguajanit janë që ai të largohet nga Djajtë e Kuq në janarin e ardhshëm, gjashtë muaj para përmbushjes së kontratës, në mënyrë që të vazhdojë ta shijojë futbollin elitar në një ekip që i garanton më shumë minuta.

Boca Juniors mbetet një opsion i preferuar, por mund të shtyjë kalimin e tij në futbollin e Amerikës së Jugur për të zgjatur periudhën e tij të shkëlqyer në Evropë. Benfica, Roma madje edhe Napoli, do të ishin dis nga klubet që do të kishin vend për sulmuesin në skuadrat e tyre.

Mësohet se agjenti i lojtarit do të takohet me klubin sa më shpejt të jetë e mundur për të përcjellë dëshirën e sulmuesit për të dalë në merkaton e dimrit. Për United nuk do të ishte një operacion i keq pasi Cavani është një lojtarët me pagën më të lartë në klub. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!