Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbyset makina me emigrantë ilegalë në Greqi, 1 i vrarë, 16 të lënduar

schedule17:26 - 12 Qershor, 2022

schedule 17:26 - 12 Qershor, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, mëngjesin e sotëm.

Një makinë më 17 emigrantë të paligjshëm ka dalë nga rruga e për pasojë është përmbysur.

Si rrjedhojë ka ndërruar jetë një pasagjerë, ndërsa 16 të tjerët janë lënduar.

Mediet greke raportojnë se aksidenti ndodhi, pasi shoferi gjeorgjian rriti shpejtësinë e mjetit, për t’iu shmangur policisë, pasi kjo e fundit i bëri sinjal të ndalonte.

Në vend që të ndalonte, ai kaloi me shpejtësi. Pas përplasjes, i plagosur lehtë, ai tentoi të arratisej në këmbë por u kap.

16 migrantët e tjerë, asnjë prej të cilëve nuk u plagos rëndë, u dërguan në spitalet aty pranë.

Ata thanë se ishin sirianë, thotë policia. Identiteti i viktimës nuk u bë i ditur.

Në të njëjtën kohë, policia greke ndaloi edhe një automjet me katër migrantë dhe një tjetër me tre persona që nuk ishin migrantë që me sa duket shoqëronin dy automjetet e tjera.

Të tre, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër janë arrestuar, tha policia greke./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!