Është të pkatën 12 të vdekur bilanci i një aksidenti që përfshiu një autobus me turistë, që po shkonte të vizitonte rrënojat Maya të Chacchoben rreth 200 kilometra në jug të Tulumit, në gadishullin meksikan të Yucatan. Në bord të tij ishin dhe dy italianë. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile lokale ka shpjeguar se autobusi është përmbysur në autostradë pas shpërthimit të gomës.
Grupi, i përbërë nga italianë, kanadezë dhe amerikanë, kishte zbritur nga një anije lundrimi Royal Caribbean të martën në mëngjes në portin e Kosta MAYA. Në kohën e aksidentit në bordin e autobusit kanë qenë 31 persona, në mesin e tyre edhe shoferi dhe një guidë turistike.
Mediat meksikane njoftuan se në mesin e viktimave është edhe një I mitur, ndërsa pas aksidentit, shoferi u arratis. Disa nga turistët e lënduar janë marrë me automjete private dhe u dërguan në spitalet e zonës./abcnews.al