Përmbushet amaneti i Kristo Frashërit, botohet kolana për Skënderbeun

schedule13:54 - 8 Mars, 2019

schedule 13:54 - 8 Mars, 2019

Sheh dritën e botimit kolana prej 10 veprash dedikuar Skënderbeut dhe luftës shqiptare- osmane në shekullin e 15 nga historiani i njohur Kristo Frashëri. I biri Gjergj Frashëri i cili është edhe redaktor shkencor i veprës, në një intervistë për ABC News  thotë se ndihet i lumtur që përmbushi amanetin e të atit 3 vite pas vdekjes.  Nëntë veprat me dokumenta nga 13 arkiva europiane janë botuar nga Akademia e Shkencave. /abcnews.al