Përlotet Arben Skënderi: Babain nuk e kam njohur, duart mbi violinçel mi kanë vënë nxënësit e tij

schedule09:37 - 16 Janar, 2025

schedule 09:37 - 16 Janar, 2025

Violinçelisti Arben Skënderi ka bërë një rrëfim shumë të ndjerë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ai është përlotur teksa ka folur për babain e tij, të cilin nuk e ka njohur. Mirëpo, duart mbi violinçel ia kanë vënë vendosur ish nxënësit e tij, të cilët kanë mësuar gjithçka nga i madhi Ymer Skënderi.

“Babai im ka qenë violinçelist, një nga themeluesit e artit shqiptar. Unë nuk e kam njohur babain tim, e kam njohur nga tregimet e të tjerëve. Më ka lënë 4 vjeç. Unë nuk e kam njohur babain, duart mbi violinçel mi ka vendosur Bashkim Jaupi. Ishte një nga studentët e fundit që ka diplomuar babai im.

I vetmi person që më ka folur për një lloj ngjashmërie, jo krahasimi është mamaja ime. Një ditë, mamaja ime vjen në Paris në shtëpi dhe unë sa kisha ardhur nga provat dhe bëja gjysmë ore me veten time. Kisha vënë një mjet që të mos dëgjonin komshinjtë, se andej ka rregulla, jo si këtu. Ajo më pyet se çfarë po bën. Më thotë, më kujtove diçka, më solle mbrapa në kohë. Ai sa herë që vinte në darkë studionte në të njëjtën mënyrë. Ja kështu me tingujt e vetë, me qetësi. Një ngjashmëri që s’e kam njohur.

Mamaja ime është pedagoge me shumë eksperiencë, ka nxjerr breza të tërë studentësh dhe këtu, dhe në Francë”, rrëfeu Skënderi me lot në sy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!