Përleshja e panjohur/ Më 1914 në Malësinë e Kurbinit përplasje të ashpra me serbët

schedule20:42 - 3 Qershor, 2023

schedule 20:42 - 3 Qershor, 2023

KURBIN- Këto rrugë të çojnë në malësinë e Kurbinit në fshatin Livadh. Natyra e ka bekuar zonën me bukuri e pasuri të panumërta. Për njerëzit traditat kanë mbetur të shenjta. Fjalë zemre, një kafe e raki janë pak nga mikpritja e banorëve të zonës.

Asllan Lika njeh çdo pëllëmbë të këtyre anëve. Tregon se në fshatin Livadh rreth viteve 1920 ka kaluar Bajram Curri dhe Mustafa Kruja. Thuhet se dy burrat që kontribuuan për çështjen kombëtare qëndruan nën hijen e një ahu për disa orë duke u fjalosur me banorë të zonës.

Në fshatin livadh sot shtëpitë dhe banorët numërohen me gishtat e dorës. Shumë u larguan për shkak të klimës së ashpër.  Ahmet Lika dhe bashkëshortja e tij nuk e kanë braktisur shtëpinë.

Me pare mbante tjetër emër, dhe quhej ” Stanet e Lam Osmaneve”, nga një fis i dëgjuar asokohe, për trimëri.

Nga fshati i dikurshëm me kulla e njerëz plot sot kanë mbetur gërmadha ndërtesash e disa objekte si relikt i kohëve të atëhershme. Mulliri i fshatit i ka qëndruar moteve.

Këtyre anëve historitë janë të pafundme. Njëra ndër to shënjon fort kujtesën e atyre që jetojnë ende. Asllan Lika tregon se gjatë pushtimit serb rreth vitit 1914  në ketë fshat ka pasur përplasje të ashpra.

Një djalë u varros i gjallë pasi i vodhi armën një ushtari serb. Serbët dogjën gjithë fshatin ndërsa banorët iu përgjigjën duke vrarë me dhjetëra ushtarë.

Si këto histori që rrëfehen ende me detaje fshatrat e Malësisë së Kurbinit ruajnë shumë. Në disa beteja ata kanë dalë fitimtarë dhe për to krenohen edhe sot./abcnews.al