“Perla” e Sali Berishës/ Lideri i Foltores: Veliaj, incenerator me paratë e Iranit

schedule15:46 - 7 Prill, 2023

schedule 15:46 - 7 Prill, 2023

Zakonisht fushtata elektorale zmadhojnë akuzat, por sot Sali Berisha ka zgjeruar nivelin e akuzave për inceneratorët në nivel ndërkombëtar.

Ai ka akuzuar Erion Veliajn, se ka përfshirë në djegësin e kryeqytetit paratë e Gardës Republikane të Iranit.

“Unë e kam denoncuar këtë lidhje me iranin të Erion Velisë, sic jeni ju dëshmitarë. E kam denoncuar në mënyrë të përsëritur para gazetarëve.

Erion Veliaj, nuk ka guxuar kurrë, të përgënjeshtrojë qoftë edhe një herë të vetme, denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme, por tani rezulton se pronar kryesor në letra, dokumenta, i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij.

Pra, në dokumenta ai figuron ortak me 43%, por duke patur parasysh se kompania tjetër italiane thuhet se është po e tij, ai shkon në 80% aksioner i kompanisë së Erion Velisë.” – u shpreh Berisha.