Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përkujtohet “Epopeja e Dukagjinit”, homazhe në varrezat e Gllogjanit

schedule16:27 - 24 Mars, 2026

schedule 16:27 - 24 Mars, 2026

Një vit përpara bombardimeve të NATO-S, në 24 mars të vitit 1998 dhjetëra luftëtarë ranë dëshmorë të luftës për liri në Gllogjan. Përballja e luftëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës me forcat serbe shënon 28 vite, në atë që sot njihet si “Epopeja e Dukagjinit”.

Sakrifica e dëshmorëve të rënë në betejën e 24 marsit 1998 u përkujtua edhe sot nga qytetarë të shumtë, të cilët vizituan varrezat. Në këtë ditë, në përballjen frontale mes

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj. Për qytetarët kjo ditë ka domethënie të veçantë për popullin e Kosovës dhe sakrificën e dëshmorëve.



Sipas tyre Qabeja e Kosovarëve duhet të jetë Dukagjini dhe Drenica, ndërsa askush nuk duhet të harrojë se çdo ditë lufte është një ditë borxh e atyre që sot jetojnë në liri.

Në homazhet në varrezat e Gllogjanit sot mori pjesë edhe nëna e djemve Haradinaj, disa prej tyre të rënë për Lirinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!