Përkujtohet 1-vjetori i atentatit në Berlin

schedule22:22 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 22:22 - 19 Dhjetor, 2017

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar në përvjetorin e parë të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin se qeveria e saj ka dështuar në parandalimin e atentatit. Gjithashtu pranoi dobësinë e shtetit në atë kohë.

Kancelarja Angela Merkel pranoi ne përvjetorit të parë të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, dështimet e shtetit gjerman për të parandaluar sulmin si dhe në misionin e saj për të mbështetur familjaret e viktimave. Merkel është kritikuar javët e fundit për mungesën e ndjeshmërisë së saj nga të afërmit e 12 të vdekurve dhe qindra të plagosurve.

Ajo i priti familjarët e viktimave dhe të të plagosurve për herë të parë të hënën e kësaj jave, pas publikimit në fillim të dhjetorit të një letre të hapur shumë ofenduese. Kancelarja, e cila dukshëm u shfaq e prekur, pohoi të martën gjatë ceremonisë përkujtimore se “ngjarja dëshmoi pasigurinë dhe dobësitë e shtetit”.

“Sot duhet të jetë jo vetëm një ditë zie, por edhe dita e vullnetit tonë për të bërë më mirë”, tha ajo pas inagurimit të një memoriali në kujtim të viktimave që humbën jetën në tregun e krishtlindjeve që gjendej pranë Kishës së famshme të Përkujtimit në Berlin. Një vit më parë tuniziani Anis Amri, u vërsul mbi qytetarët duke vepruar në emër të grupit të Shtetit Islamik. Monumenti i inaguruar një punim prej bronzi dhe ari i lartë 14 metra u vendos para kishës. Ndërsa emrat e viktimave të këtij akti terrorist u gdhendën në rrugë. Të martën, në vengjarje u vendosën nga familjarët dhe autoritetet trëndafila të bardha në përkujtim të viktimave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!