Policia po shqyrton heqjen e termave ‘terror islamik’ dhe ‘xhihadi’ sepse pengojnë në marrëdhëniet midis komuniteteve’. Alternativat e sugjeruara përfshijnë ‘terrorizëm të pretenduar nga besimi’, ‘terroristë që abuzojnë me motive fetare’ dhe ‘adhurues të ideologjisë së Osama bin Laden,’ raportoi The Times .
Një organizatë muslimane pretendon se terminologjia zyrtare e sotme nxit perceptime negative, stereotipe, diskriminim dhe islamofobi. Çështja u diskutua në një konferencë në internet e cila u drejtua Neil Basu, kreu i policisë kundër terrorizmit.
Sulme të tilla si bombardimet në Londër në vitin 2005 si dhe sulmet në Westminster, London Bridge dhe Manchester Arena, të gjitha në vitin 2017, janë vlerësuar zyrtarisht si ‘terrorizëm islamik’.
Në vend të kësaj ai sugjeroi një fjalë arabe, “Irhabi”, që mund të vendoset. Por David Toube, nga Quilliam, një grup kundër ekstremizmit, tha për The Times: ‘Njerëzve nuk u pëlqen të dëgjojnë vetëm një të vërtetë të pjesshme … ekziston një problem serioz me terrorizmin islamik.
Kryeinspektori Nik Adams, koordinator i njësisë së de-radikalizimit, tha që ata u mblodhën për të studiuar të gjitha provat. Ai tha që Z. Basu kishte ftuar një gamë të gjerë mendimtarësh nga të dy palët e debatit sepse ai besonte se diskutimi ishte i rëndësishëm.
Por zoti Adams i tha The Times: ‘Ne nuk kemi plan të ndryshojmë terminologjinë që përdorim aktualisht, por mirëpresim debatin dhe kontributet nga të gjithë.
“Është thelbësore që të përdorim terminologjinë tonë për të përcaktuar në mënyrë të drejtë dhe të përmbledhur kërcënimin, por edhe të shmangim tjetërsimin e komuniteteve, i cili është thelbësor për përpjekjet tona.”/abcnews.al