Përkeqësohet situata në Maqedoninë e Veriut, Memeti: Qytetaret nuk respektuan rekomandimet

schedule21:02 - 3 Qershor, 2020

schedule 21:02 - 3 Qershor, 2020

Maqedonia e Veriut ka një rikthim për keq të situatës së pandemisë, me rritje të numrit të personave të infektuar dhe rritje të numrit të viktimave. Kreu I ISHP-së në Maqedoninë e Veriut, Shaban Memeti, thotë se qytetarët nuk I respektuan rekomandimet e autoriteteve.

“Në Maqedoninë e Veriut kemi një situatë interesante sepse nga të gjitha masat e marra për lehtësim të kufizimeve nga java e kaluar, këtë javë, kemi një rritje të rasteve me kovid 19. Kemi ndërprerë orën policore 70 ditore që nga java e kaluar, por të gjitha rastet tani që janë pozitiv me kovid 19, janë si rezultat I orës policore që kishim gjatë periudhës 70 ditore për kohë të ndryshme për fundjava dhe gjatë ditëve të punës. Kjo nënkupton që qytetarët nuk kanë respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetsore”, ka thënë ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!