Përkeqësohet gjendja e dy të infektuarëve, babai dhe vajza nisen me urgjencë drejt Tiranës

schedule10:19 - 17 Mars, 2020

schedule 10:19 - 17 Mars, 2020

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e dy prej tre përsonave të një familje në Demenas te Fierit, të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpine e tyre.

Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi, mësohet se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shendetin, dhe jane nisur me autoambulancë drejt spitalit infektiv ne Tiranë.

“Pak minuta më parë babai dhe vajza të familjes Sulo janë paraqitur me urgjencë tek spitali Infektiv në Tiranë pasi kanë patur rëndim të gjendjes shëndetësore gjatë mbrëmjes s ëdjeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Gruaja e familjes Sulo është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe gjendet në shtëpi. Në Ndërmënas është dezinfektuar i gjithë fshati”, raporton ajo.

Ndërkohë, gruaja, e infektuara e tretë me COVID 19 vijon të qëndrojë në shtepi, pasi paraqet gjendje te qëndrueshme shëndetesore deri me tani.

Pranë spitalit te Fierit kanë mberritur edhe ekipet e ISHP për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitarë të ketij spitali të cilët ishin vetekarantinuar prej disa ditesh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61-vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kishte qenë në Itali, ku dyshohet se mund të jetë infektuar.

Për të menaxhuar rastret spitali i Fierit u bëri thirrje të gjithe qytetarëve që paraqiten në urgjencë, pediatri dhe maternitet të kenë me vete kartat e identitetit kur paraqiten në keto mjedise dhe të deklarojnë itinerarin nëse kanë pasur lëvizje jashtë vendit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!