Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përkeqësimi i motit/ MIE informon për situatën në akse rrugore, porte e aeroporte

schedule11:54 - 8 Janar, 2026

schedule 11:54 - 8 Janar, 2026

Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme, krahas reshjeve të shiut, në shumë prej zonave të vendit ka pasur edhe reshje dëbore. Grupet e punës së ARRSH, OSHEE dhe ekipet e tjera nën varësinë e MIE vijojnë të jenë në terren, pavarësisht situatës së rënduara të motit dhe temperaturave të ulëta, duke ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika.

AKSET RRUGORE

Reshje dëbore janë regjistruar në këto zona:



Rajoni Verior

  • Bajram Curri-Valbonë
  • Ura Bujan-Qafë Morinë
  • Bujan-Qafe Morinë (doganë)
  • Sopot-Kerrnaj
  • Qafe Mejdan – Tropojë-Buçaj
  • Bulqizë
  • Qafë Bualli-Peshkopi
  • Peshkopi-Maqellarë
  • Hani i Hotit-Dogana Vermosh
  • Kukës-Shishtavec
  • Kukës-Bushtricë
  • Bajram Curri-Valbonë
  • Pukë-Fushë Arrëz
  • Bogë-Theth
  • Qafë Mali-Fushë Dukagjin

Rajoni Qendror

  • Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë
  • Elbasan-Gjinar
  • Ibë-Kërrabë-Elbasan

Rajoni Jugor

  • Llogara
  • Qafë Thanë
  • Korçë-Voskopojë
  • Boboshticë-Dardhë
  • Korçë-Ersekë
  • Ersekë-Leskovik
  • Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
  • Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir pasi bëhen problem për të gjithë trafikun.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

  • Aktualisht jashtë pune janë 27 fidera, kryesisht në rajonin Durrës, ndikuar edhe nga prezenca e ujit në kabina.
  • Rrjeti 6kV që furnizon me energji elektrike Hidrovorin e Synej (Kavajë) është me defekt dhe po punohet për riparimin e linjës.
  • Të gjitha linjat 35kV, nënstacionet, si dhe fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret ndodhen në funksion të plotë.

RRJETI I TRANSMETIMIT

  • Të gjitha linjat 400kV, 220kV dhe 110kV janë në operim normal.
  • Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.

SITUATA NË KASKADËN E DRINIT

  • Prurjet natyrore në kaskadë janë:
  • HEC Fierzë 2100 m3/s
  • HEC Koman 700 m3/s
  • HEC Vau i Dejës 200 m3/s

FURNIZIMI ME UJË

Rajoni Berat

  • Rajoni i Beratit paraqitet në vështirësi për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe të ndjeshme.
  • Në zonën e Dimalit është përmbytur stacioni përkatës. Pompat janë mbajtur të sigurta dhe nën ruajtje gjatë gjithë natës.
  • Furnizimi me ujë aktualisht paraqitet normal dhe sistemi i kanalizimeve është funksional.

Rajoni Fier

  • Aktualisht, nga katër puset e rinj që kanë qenë në funksion vetëm një pus vijon të operojë.
  • Po punohet për forcimin e argjinaturës në stacionin qendror të pompimit Kafaraj.
  • Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe grupet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë.

Rajoni Vlorë

  • Aktualisht janë përmbytur dy nënstacione, përkatësisht në Novoselë dhe Trevllazër.

Rajonet e tjera

  • Situata në rajonet e tjera paraqitet normale dhe nën kontroll, pa problematika në furnizimin me ujë të pijshëm dhe në sistemin e kanalizimeve.

PORTET DHE AERPORTI

Porti Durrës

  • Vijon aktiviteti normalisht dhe pa problematika, me operacione të planifikuara në të gjitha zonat kryesore portuale.
  • Lëvizja e trageteve po realizohet normalisht, në përputhje me oraret e parashikuara.

Porti Vlorë

  • Lëvizja e pasagjerëve dhe mjeteve vazhdon normalisht.
  • Nuk lejohet dalja e mjeteve të vogla në det.

Porti Sarandë

  • Për shkak të detit të trazuar linja me Korfuzin është pezulluar.

Aeroporti “Nënë Tereza”

  • Operimet kanë vijuar normalisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!