Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot se si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike kanë ndryshuar dhe oraret e nisjeve të disa trageteve drejt Italisë dhe anasjelltas.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, DDP njofton se tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës dhe anasjelltas do të nisen nga portet repesktive nesër.
Njoftimi:
Si rezultat i perkeqesimit te kushteve meteorologjike DPD njofton se:
Tragetet e linjes Durres-Bari-Durres dhe anasjelltas do te nisen nga portet respektive neser date 11.02.2024 ora 06:00.
Trageti Ankona-Durre operon normalisht dhe pritet te mberrije ne Durres neser rreth ores 10:00
Trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlore do te niset nga porti Vlore neser date 11.02.2024 ora 14:00.
Tragetet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande do te operojne normalisht.
Agjensite respektive te marrin masa per njoftimin e pasagjereve. /abcnews.al