Jose Mourinho arriti të fitonte në “Air Albania” trofeun e Conference League, kompeticion i cili kishte dhe debutimin e tij këtë vit.
Trajneri portugez zbarkoi për herë të parë në jetën e tij në Shqipëri, vizitë që do ta mbajë mend gjithmonë, pasi ngriti në qiell trofeun e Conference, duke fituar kështu 3 kompeticionet e UEFA-s.
Një moment i veçantë në karrierë që tekniku luzitan që e gdhendi edhe në trupin e tij. Vetë 59-vjeçari nga Setubali theksoi se për të bërë një tatuzah të tillë e bindën tifozët e Romës ndërsa shtoi se kërkonte një tatuazh që të nderonte të gjithë klubet ku ka fituar trofe.
“Ky është tatuazhi im, kënaqësia e popullit roman më bindi ta bëja. Mendova për diçka speciale, një shenjë që të nderonte të gjitha klubet ku kam fituar një trofe europian. Në të njëjtën kohë doja një tatuazh unik dhe deri më tani jam i vetmi trajner që mbaj një rekord të tillë, duke i fituar të tre trofetë europian”, u shpreh Mourinho.
Kujtojmë se “Special One” ka fituar Champions League me Porton dhe Inter, Europa League me Manchester United dhe Conference League me Romën në “Air Albania”.
Tatuazhi i Mourinhos:
/f.a/abcnews.al