Përjashtohen nga policia gardianët e akuzuar për vrasjen e Ilia Karelit

schedule16:42 - 4 Mars, 2019

schedule 16:42 - 4 Mars, 2019

12 gardianë, që akuzohen se shkaktuan vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli përmes torturave në burg në vitin 2014, janë përjashtuar përfundimisht nga puna në sistemin grek të riedukimit. Lajmi është bërë i ditur nga ministria greke e drejtësisë, në varësi të së cilës ndodhen burgjet e vendit.

Masa nga ministria e drejtësisë vjen më shumë se dy vjet pasi gjykata i kishte shpallur ata fajtorë, dhe u kishte dhënë dënime nga 5 deri në 7 vjet me liri me kusht. I burgosuri shqiptar Ilia Kareli, emri i vërtetë i të cilit ishte Kudret Kume, u gjet i vdekur në qeli më 25 Mars 2014.

Kareli sapo kishte mbërritur në burgun e Nigritas, ku u dërgua pak ditë pasi kishte vrarë në burgun e Malandrinos, gardianin grek, Jorgos Cironis. Në burgun e Nigritas, gardianët grekë e rrahën pa mëshirë, duke i shkaktuar vdekjen, që të hakmerreshin për vdekjen e kolegut të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!