Përjashtimi nga FIFA dhe UEFA, si ka reaguar Federata Ruse e Futbollit

schedule22:16 - 28 Shkurt, 2022

schedule 22:16 - 28 Shkurt, 2022

FIFA dhe UEFA kanë përjashtuar nga garat ndërkombëtare kombëtaret e Rusisë dhe klubet ruse, për shkak të situatës në Ukrainë. Federata Ruse e Futbollit ka dalë me reagim më pas.

“Ne besojmë se ky vendim është në kundërshtim me rregullat dhe parimet e garave ndërkombëtare, si dhe me frymën e sportit.

Ka karakter të dukshëm diskriminues dhe dëmton një numër të madh sportistësh, trajnerësh, punonjësish të klubeve dhe ekipeve kombëtare dhe mbi të gjitha miliona tifozë rusë dhe të huaj, interesat e të cilëve duhet t’i mbrojnë para së gjithash organizatat ndërkombëtare sportive.

Veprime të tilla po përçajnë komunitetin. Sporti botëror ka respektuar gjithmonë parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe pavarësisë nga politika.

Ne rezervojmë të drejtën të kundërshtojmë vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s në përputhje me ligjin ndërkombëtar të sportit”, shkruhet në reagimin e Federatës Ruse të Futbollit. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!