Përjashtimet, Alibeaj: Ideuan dhunën në 8 janar. Shansi i fundit për të pezulluarit

schedule20:04 - 17 Janar, 2022

schedule 20:04 - 17 Janar, 2022

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaron se deputetët e përjashtuar nga partia ideuan dhunën në 8 janar. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Alibeaj tha se pikërisht për këtë arsye u vendos të përjashtohen.

“Arsyeja pse janë marrë këto masa përjashtim dhe pezullim po e saktësoj nuk është për faktin se janë pro apo kundër zotit Berisha. Edhe në deklaratën për shtyp të PD pas mbledhjes së kryesisë ku u analizuan të gjitha yshtjet që ndodhën në 8 janar. Arsyeja ka qenë e thjeshtë, u analizua që një pjesë e këtyre deputetëve ideuan atë protestë paqësore që ndodhi në oborr.

Ndër vite secili e ka pasur gjithë kontributin e vet për të qenë në institucionet më të larta të PD, po ka qenë çudi e metamorfozës që ka ndodhur pas 9 qershorit. Ka pasur një shkallëzim të pjesës së përgjegjësisë. Një pjesë e vogël janë përjashtuar, të tjerët janë pezulluar. Janë bërë të gjithë lëvizjet e nevojshme të imponuara”, tha ai.

Një përgjigje ka për deputetët krah Berishës të cilët deklarojnë se nuk njoftohen në mbledhjet e grupit. “Thirrjet e mbledhjeve të grupeve parlamentare kanë qenë jo vetëm të njoftuara por secili ka pasur mundësi të vijë dhe të marrë pjesë. Edhe për efekt të vëmendjes të shtuar të mbledhjes që çdo mbledhje janë shpërndarë në eter shumë shpejt nga mediat. Nuk është justifikim që se kam marrë vesh”, tha ai.

Lexo edhe: “Nuk është dramë”, Alibeaj zbulon ç’ndodhi mes Bashës dhe Rushajt

Shansi i fundit i të pezulluarve sipas Alibeajt është që të mbajnë një qëndrim për dhunën në protestën e 8 janarit.

“Te vendimi i marrë nga kryesia e partisë është bërë në mënyrë shumë elegante ky përshkallëzim sipas edhe rregullave të statutit kanë detyrimin që të mbajnë një qëndrim njerëzor mbi të gjitha për atë se çfarë ndodhi në 8 janar. Kjo është ajo që do të përcaktojë edhe qëndrimin e tyre. Dhe jo vetëm se qënia brenda grupit kërkon edhe diçka tjetër, aksioni politik i grupit është beteja kundër Ramës”, deklaroi ai.

Sipas Alibeajt, PD është gati në çdo kohë për zgjedhjet në bashkitë pa kryetar. I pyetur për mundësinë e kandidatëve të pavarur nga ana e grupit të Berishës, ai thotë se ka vetëm një PD.

“Kurdo të jenë. Që në 2019 ka një hall akoma më të madh, ne jemi gati, por është hall i qytetarëve që për shkak të atyre votimeve nuk kanë administrator. Në çdo rast dhe në çdo kohë ne jemi gati për tu përballur. Ka vetëm një parti Demokratike dhe do të ketë kandidatët e saj”, u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!