Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, është shumë pranë rinovimit me klubin katalanas. Edhe pse francezi është kritikuar shumë për performancat e tij të dobëta, ai është në listën e disa lojtarëve që priten të firmosin kontratat e reja.
Sipas raportimit të “EFE”, së bashku me Griezmann priten të rinovojnë dhe Sergio Busquets dhe Sergio Roberto, por këta të fundit do të kenë një ulje në pagën e tyre. Kjo fushatë e Barcelonës vjen pas konfirmimit të disa kontratave të tjera ditën e martë.
Kështu rinovuan me ta lojtarë si Marc-Andre Ter Stegen, Gerard Pique, Frenkie de Jong apo dhe Clement Lenglet. Ndërkohë Griezmann ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës për këtë sezon, ndërsa vitin e kaluar arriti të shënonte 15 gola në 48 ndeshje. /abcnews.al